Behishta Arghand bëri histori kur intervistoi talebanët vetëm disa ditë pasi ata pushtuan vendin e saj. Arghand rrëfen momentet e intervistimit të një prej zyrtarëve taleban teksa thotë se akoma është e tmerruar.
“Duart e mia po dridhen, jam me të vërtetë e tmerruar.”
BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri.
“Kurrë se kam parë detin. Shqipëria është një vend shumë i bukur, ne jemi në një vend të bukur”- thotë ajo për kamerën e BBC.
“Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë ka shprehur gadishmërinë për të strehuar 4000 afganë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikojnë për viza në Amerikë dhe Kanada por kjo mund të marrë më shumë se 1 vit kohë”- shkruan BBC .