Një orë ndjekje, policia kap në Kamëz makinën me kanabis
Pas një ndjekje për më shumë se një orë nga Lezha, policia ka ndaluar në Kamëz automjetin e ngarkuar me lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Stop” është zhvilluar nga policia e Lezhës dhe asaj të Tiranës. Policia e Lezhës u vu në ndjekje nga dy automjeteve, ndërsa pas ndalimit dhe kontrollit të ushtruar në Kamëz, në njërën prej tyre u gjetën 70 kg marijuanë. Njoftimi i Policisë Me datë 31.03.2017 , nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune të mirëfilltë hetimore ndjekur me metoda speciale të hetimit si dhe falë veprimeve policore të mirorganizuara , kanë finalizuar me sukses operacionin e radhes të koduar STOP ku jane sekuestruar nje sasi e konsiderueshme lende narkotike dhe jane shoqeruar disa persona. Vazhdojnë të kryhen veprimet për dokumentimin e plotë.Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksionin antidrogë të organizuar mesditën e sotme në Kamzë, ku në pranga janë vendosur 4 persona. Burime nga policia janë shprehur se është përfunduar operacioni i koduar “Stop”, ndërsa të arrestuar janë 4 persona.Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune hetimore 1 mujore me metoda speciale të hetimit si dhe falë veprimeve policore të mirëorganizuara, është finalizuar operacioni i koduar “Stop” .Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 50 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe në pranga janë vendosur personat e mëposhtëm:– Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë, Nikë Vatnikaj , 23 vjeç, banues në Tiranë,– Qerim Kolgjini , 23 vjeç, banues në Tiranë, D. G. 17 vjeç, banues në Tiranë.Këta persona janë kapur në flagrancë në Institut, Tiranë me mjetin e tyre ku kishin 3 thasë të mbushur me lëndë narkotike kanabis me peshë totale 50 kg të paketuar gati për shitje.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 3 automjete me të cilat lëviznin të arrestuarit.Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzën e “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.