Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në kryeqytet. Një pallat 6 katësh në zonën e freskut në Tiranë ka pësuar një çarje të madhe nga tarraca deri në fund. Kjo çarje ka shkaktuar panik tek banorët.

Pallati është i ndërtuar para 5 vitesh dhe është në formë U-je, por pavarësisht se mund të quhet një godinë e re, nuk i ka rezistuar lëkundjes së fortë të tërmetit të rënë më 26 nëntor.

Në këtë pallat jetojnë afërsisht 120 familje. Ndërkohë lëkundjet e sotme kanë krijuar panik sërish tek banorët të cilët kanë dalë jashtë godinës. Magnituda e lëkundjes së fundit ishte 5.2 rihter.

Artikulli paraprakKOMISARI VDIQ NË GJUMË NË GODINËN 10-VJEÇARE, 112 STUDENTË SHPËTUAN NË PJESËN E KONVALESHENCËS SË VITIT 1956
Artikulli tjetërMURET E KOMPLEKSIT 15 KATËSH NE DURRES,JASHTË ÇDO KRITERI,PA ASNJË BREZ ANTISIZMIK