Për qytetatrët e Shkodrës një xhiro e pasdites fillon që nga pedonalja e urës së Bunës e për të vijuar drejt bregut të Shirokës I cili është nja nga destinacionet më të pëlqyera për shkodranët.
Një nga perlat turistike dhe klimaterike të Shkodrës, por edhe në rang kombëtar e njohur që në shekullin e 19-të për aftësitë kurative edhe në Europë. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen i shëndetshëm, rrëzë malit të Taraboshit. Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë të qetë në qytetin e Shkodrës. Përveç klimës dhe ajrit të pastër ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të disa momenteve në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone ku spikasin gatimet tradicionale e kryesisht peshku. Frekuentuesit të këtij vendi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty, për të shijuar plazhin apo edhe për fitness ku pjesa me e madhe e qytetarëve e përdorin për të mbajtu trupin në formë.