Projekti URAT në bashkëpunim me ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, organizuan në qytetin e Shkodrës fushatën sensibilizuese kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas Koordinatorit të këtij projekti, qëllimi është që të mobilizohen aktorët publikë dhe privatë në luftën kundër trafikimit. Sipas drejtoreshës Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, shoqëria duhet të sensibilizohet dhe të pranojë viktimiat e trafikimit. Shkodra është qyteti i 4-t në Shqipëri që bëhet pjesë e kësaj fushate sensibilizuese. Në fund të aktivitetit pjesëmarrësit kishin mundësi të lexonin edhe disa prej dëshmive të viktimave të trafikimit.

Artikulli paraprakAMORTIZOHET TOTALISHT RRUGA “YMER PRIZRENI”
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA REAGON PËR INVESTIMIN NË XHABIJE