Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mori edhe njëherë në mbrojtje kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk është ai shënjestër e sulmeve për marrëveshjen me emigrantët. Meloni kujtoi edhe titullin e një gazete italiane, gjatë kohës kur Shqipëria dërgoi mjekë në Itali periudhën e pandemisë COVID-19.
‘Një përrallë e bukur shqiptare’ tha Meloni se e quajti një nga gazetat italiane këtë gjest të Shqipërisë, ndërsa sot po e etiketojnë me termat kriminelë.
“Më kujtohet kur në ditët më dramatike të COVID, qeveria shqiptare me kurajo na ndihmoi me mjekë dhe infermierë në Lombardi, sikundër edhe në rastet e tjera, Rama u falënderua për këtë dhe një nga gazetat italiane e titulloi ‘përrallë e bukur e qeverisë shqiptare’, ndërsa sot Rama quhet si një kriminel se shumë kanë ndryshuar kur qeveria vendosi të vijoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, sikundër ka bërë me qeveritë e tjera. Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë i janë mirënjohur Shqipërisë për këtë përpjekje të rëndësishme për të na dhënë një ndihmesë”, tha Meloni.