Një person qëllon me armë drejt turmës,1 e vdekur 7 të plagosur

 

Një grua e vdekur dhe shtatë të plagosur është bilanci i të shtënave me armë në pishinën e një festë ditëlindjeje, në San Diego. Përveç gruas është qëlluar edhe autori i sulmit, i identifikuar si Piter Selis, 49-vjeç. Maniza Sheikhani, i cili ishte në kompleksin kur ka ndodhur dhe vrasje, tha: “Kam dëgjuar atë që dukej si fishekzjarrë, nuk isha i sigurt se çfarë ishte. Pastaj ndjeva tym dhe u ktheva dhe dëgjova njerëz që bërtitnin dhe vraponin. .. kam dëgjuar njerëz të tjerë duke bërtitur, ‘Ka një revole, ka një revole.’ ” Selis, i cili thuhet se ishte armatosur me një pistoletë të kalibrit të lartë, jetonte në kompleksin e banesës. Policia tha se tetë viktima, të gjithë të rritur, u shtruan në spital dhe një tjetër vdiq më vonë. Nuk është e qartë nëse i dyshuari ka njohur viktimat, tha policia. Autoritetet nuk e njohin motivin dhe po intervistojnë dëshmitarët. Kryebashkiaku i San Diegut e quajti atë një “akt të tmerrshëm dhe shqetësues”.

Artikulli paraprakPËRMBYSET ZETORI NË DEVOLL,HUMBET JETËN 24-VJEÇARI
Artikulli tjetërBOJKOTI I ZGJEDHJEVE,MEDIU:BASHA TA DISKUTOJË ME FORUMET E PD