Një person ka rrezikuar jo pak jetën e qytetarëve të Shkodrës.

Me një sopatë të vogël që mbante në dorë ky person ka nisur që të presë një pemë në lagjen “Xhabiej” në qytetin e Shkodrës. I vetmuar ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët edhe pse kanë ndjekur veprimet e tij të çuditshme me sopatën në dorë, nuk kanë mundur t’i afrohen duke parë gjendjen e acaruar. Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke iu afruar personit në fjalë. Për rreth 20 minuta nuk ka pranuar që t’i bindet askujt ndërsa vijonte që të godiste pemën për ta prerë. Forcat e rendit dhe sigurisë kanë marrë guximin për t’iu afruar dhe për të dialoguar me këtë person. Në asnjë moment nuk ka pranuar që të dorëzohet duke vijuar të mos lëvizë nga qëndrimi i tij. Gjatë gjithë kohës, shtetasi thoshte se më ka bërë padrejtësi shteti dhe dua të pres pemën. Me këtë justifikimin nuk pranonte askënd t’i afrohej apo të qetësohej. Gjatë bisedës me forcat e rendit, në një moment agjentët e policisë kriminale të Shkodrës kanë ndërhyrë me shpejtësi duke ia hequr nga duart sopatën e vogël dhe duke e neutralizuar. Pas neutralizimit dhe eleminimit të situatës së rrezikshme, personi është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar për këtë ngjarje. Nga sa mësohet ky shtetas është banor në lagjen “Xhabiej” dhe për rreth 20 minuta kalimtarët e rastit dhe të tjerë që qëndronin aty u rrezikuan edhe pse asnjëherë nuk kërcënoi ndonjë qytetar por vetëm kërkonte të priste pemën.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 17.06.2016
Artikulli tjetërEMOCIONUESE: LETRA E TIFOZIT ITALIAN PËR KOMBËTAREN E SHQIPËRISË