“Një piano, dy tezgjah” dhe muzikë e oborreve të Shkodrës. Ka qënë kjo kryefjala e koncertit të mbajtur nga pianisti i njohur Robert Bisha, në Shirokë, në ditën kushtuar Liqenit të Shkodrës. Dy artizane nga Vau Dejësi, nëna e tij Kristina Bisha dhe Meliha Zyberi e shoqëruan me tezgjah por edhe këngët tradicionale të Zadrimës e Shkodrës.

Kjo mbrëmje e veçantë mbledhIi qytetarë dhe turistë të cilët kanë shijuar për mbi 1 orë, këtë koncert që përcolli një muzikë bio shqiptare.

Nëna e pianistit tregon se ajo i ka të ngulitara që në fëmijëri këngët e vjetra të dasmave.
Artizania Meliha Zyberi thotë se punimet në tezgjah janë gjithnjë e më të kërkuara ndërsa po trashëgohet edhe nga brezi i ri. Ajo që mbetet problem është ndërthurja me modernen duke ia humbur pak stilin e plotë tradicional punimeve.

Zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka tha se përmes këtyre aktiviteteve po synohet turizmi në 365 ditët e vitit.

Dita e Liqenit përveç koncertit të Robert Bishës, u shoqërua me një sërë aktivitetesh por edhe panairin e produkteve të zonës të cilat janë ekspozuar në qendër të Shirokës duke promovuar produktet vendase.

Artikulli paraprakFESTOHET “DITA E SHTEGTARIT” NË LEZHË
Artikulli tjetërSHËN RROKU, MASSAFRA LUTJE PËR PAQE IZRAEL-PALESTINË