QEVERIA NË HAPAT E FUNDIT TË PËRZGJEDHJES SYNOHEN STANDARTE TË LARTA.Qeveria Shqiptare ka perzgjedhur nje studio gjermane, per te realizuar Stadiumin Loro Borici ne Shkoder. Star Plus, ka zbardhur edhe firmen e cila do te kete ne dore projektin per te rindertuar stadiumin e Shkodres te premtuar nga Kryeministri Rama vetem pak kohe me pare.
Qeveria Shqiptare, ka para si me te favorshme kompanine gjermane per te realizuar nje projekt ambicioz dhe brenda standarteve te Uefa, duke perjashtuar ne kete menyre te gjithe kompanite Shqiptare te cilat deri vone ishin pjese e propozimeve. Burime prane kabinetit qeveritar , bejne me dije se arsyeja e perzgjedhjeas se kompanise gjermane eshte eksperienca e madhe ne ndertyimin e stadiumeve dhe kompleksve sportive ne te gjithe europen. Sipas pot e njetave burime, behet me dije se kjo kompani ka qene pjese e ndertimit te shume stadiumeve ne gjermane, edhe gjate kampionatit Boteror, Gjermani 2006. Ne kete menyre, duket se ky fund viti, do te mbyllet me lajme pozitive per tifozet shkodrane te futbollit, kjo jo vetem per faktin se do te rindertohet Loro Borici, por edhe per faktin se nje kompani serioze do te jete pjese e ketij projekti kaq ambicioz ne Shkoder, ne menyre qe stadium I Shkodres, te rivalizoje denjesisht me te tjera arena nderkombetare ne Europe.