Ministria e Mirëqënies Sociale në bashkëpunim me bashkinë Shkodër pritet të rrisin mbështetjen sociale dhe ekonomike për familjet rome dhe egjiptiane që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Mirëqënies sociale tha po punohet për bashkërendimin e aktorëve në mbështetje të kësaj shtrese. Problematike në qytetin e Shkodrës mbetet ndryshimi i vazhdueshëm i vendbanimit nga ana e komunitetit rom dhe egjiptian. Bashkia Shkodër ka ofruar mbështetje për këtë shtresë të shoqërisë, por paraprakisht duhen plotësuar disa kritere bazë të gjendjes civile. Ky projekt për fuqizimin ekonomik dhe social të romëve dhe egjiptianëve financohet nga Bashkimi Evropian.