Në 10 ditëshin e fundit të ekzistencës, Krimet e Rënda po bëjnë bilancin e dosjeve që do i mbeten SPAK.
Struktura e re do të nisë punën me 110 dosje, ku secilit prej anëtarëve u kalojnë 14 çështje, ndërsa 270 dosje të tjera do te transferohen ne prokuroritë e rretheve, ku ka nisur çështja.
Rreth 110 është numri i dosjeve që do të kalojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila starton punën në datën 19 dhjetor, kur bëjnë betimin në Presidencë 8 prokurorët e emëruar, të cilët do të kenë nga 14 çështje secili.
270 dosje të tjera do të transferohen në prokuroritë e rretheve gjyqësore, ku ka nisur çështja dhe në Prokurorinë e Tiranës.
Për të nxitur procesin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbërritur këtë të hënë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili po ashtu ka bërë dorëzimin e dosjeve që kishte në hetim deri në momentin që u votua në parlament.
Të njëjtën procedurë po ndjekin edhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda në Shkallën e Parë dhe Apel, shumica e të cilëve kanë dhënë pëlqimin për të kaluar përkohësisht në Gjykatën Antikorrupsion.
Por ka edhe prej tyre që nuk kanë preferuar të qëndrojnë dhe kanë paraqitur dorëheqjen siç është gjyqtarja Liljana Baku.
Togat e zeza klasifikojnë dosjet që do të transferohen ne Gjykatën e Tiranës dhe të rretheve.
Prokuroria dhe Gjykata Antikorrupsion do të gjykojë kryesisht veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe trafiqet apo krime të ndryshme të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërsa dosjet e tjera si trafik narkotikësh, pengmarrja, gjobëvënia apo krimi në familje do të kalojnë në Prokuroritë e rretheve.