SHKODËR, RRUGËT KRYESORE TË PAJISUR VETËM ME KAZANË. Nese ben nje vezhgim ne rruget kryesore te qytetit me te madh verior, Shkodres, do vesh re se ka prani te mbeturinave gjithandej.

Kjo sigurisht qe vjen si pasoje e mosndergjegjesimit qytetar per te mbrojtur e respektuar ambjentin ku jetojme megjithate nje tjeter faktor po kaq i rendesishem eshte edhe mungesa e koshave te mbeturinave. Megjithese Bashkia Shkoder eshte angazhuar per vendosjen e kazaneve te mbeturinave ne disa rruge te qytetit duket se ka nje mungese te theksuar te koshave te mbeturinave. Perveq rruges pedonale e cila eshte e pajisur ne te gjithe gjatesine e saj me kosha per mbeturinat asnje rruge tjeter kryesore apo dytesore ne qytetin e Shkodres nuk ka kosha mbeturinash. Mungesa e ketyre mjeteve kaq te nevojshme ne nje qytet si Shkodra, qe ka nje popullsi rreth 150 mije persona dhe qe ne menyre te vazhdueshme frekuentohet nga turistet eshte nje arsye me teper qe ndikon  ne papastertine e ambjentit perreth. Prandaj per permiresimin e situates se trajtimit te mbetjeve urbane duket se ka nje rol te pashmangshem e  shume te rendesishem edhe pajisja e rrugeve kryesore apo dytesore me kosha mbeturinash 

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/IEaLIti7mrU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPRANGA 20-VJEÇARIT PËR AKSIDENTIN E RUSIT
Artikulli tjetër68 VJETORI I KRYENGRITJES SE POSTRRIBES