Rruga “Qafa e Bishkashit” në Shkodër do të ketë emrin e ish këshilltarit në këshillin bashkiak të Shkodrës Mark Ndou i cili humbi jetën në krye të detyrës. Në këtë ceremoni të vendosjes së tabelës me emrin Mark Ndou morën pjesë familjarë, miq dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia vlerësoi punën e të ndjerit por edhe anën njerëzore të tij duke qenë gjithnjë afër komunitetit.

Nisma për vendosjen e emrit Mark Ndou kësaj rruge në Shkodër u ndërmor nga këshilltarët e Partisë Social Demokrate. Ilir Ndou, djali i të ndjerit Mark Ndou falenderoi të gjithë ata që nderuan emrin e babait të tij pas ndarjes nga jeta.

Mark Ndou humbi jetën në mënyrë tragjike rreth tri vite më parë me 25 nëntor të 2020-ës në krye të detyrës. Përveçse anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, Mark Ndoi drejtoi edhe për disa vite Inspektoriatin e Mbrojtjes së Pyjeve. Gjatë një inspektimi, Ndou pësoi një aksident në aksin Iballë-Fierzë duke ndërruar jetë. Për kontributin e dhënë emri i Mark Ndout do jetë i përjetësuar në një prej rrugëve të Shkodrës.

Artikulli paraprakINSTAT: GJYSMA E SHQIPTARËVE PO VDESIN NGA ZEMRA
Artikulli tjetërDËMOHEN NDRIÇUESIT ELEKTRIK NË “GJUHADOL”