Hetimi tatimor me nje drejtues te ri ne krye .Pas “furtunës” së doreheqjeve në radhët e drejtuesve të Hetimit Tatimor, të paralajmeruara nga Kryeministri i vendit, pesha e reformimit te kesaj strukture iu ngarkua Shefit të Hetimit, Enertil Canaj. Enertil Canaj ndryshe nga paraardhesit e tij, nuk vjen nga strukturat e Policise. Ai ka studiuar Ekonomi dhe Financë. Sic mesohet nga burime brenda administrates tatimore, Canaj ka filluar punë prane Sektorit të Hetimit Tatimor ne DRT Tiranë si Inspektor në vitin 2014.
Ne vitin 2015 kaloi Inspektor i parë në Sektorin e Hetimit Tatimor në DPT dhe në 2016 emërohet Pergjegjës i Sektorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Pergjithshme të Tatimeve. Duket se zotimi dhe serioziteti i treguar prej tij deri në këtë fazë është një nga shenjat e para pozitive që forcon besimin e tatimpaguesve tek administrata tatimore dhe pse jo le te jete fillimi i ndryshimit te historise së këtij institucioni. Luftë pa kompromis, dhe angazhim total në reformimin e këtij sistemi në zbatim edhe të prioriteteve të Ministrise së Financave, është prioriteti kryesor i kësaj drejtorie tashmë me një drejtues të ri, dhe me vizion në radhët e Hetimit Tatimor në Republiken e Shqiperisë Ashtu si Kryeministri ka deklaruar, luftë pa kompromis për “parazitët e grabitqarët”, duket se dhe qasja ka filluar të aplikohet në radhët e hetimorëve, ku po fillon të ndjehet tensioni i reformës.
Canaj, ka qëne pjesë e aksioneve te hetimit tatimore, ne rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimore, në luftën ndaj informalitetit në të gjithë bregdetin e vendit, aksione të cilët ulën informalitetin dhe vendosen rregull ne bizneset gjate sezonit turistik. Tashme me nje eksperience dhe vizion per te ardhmen, Canaj pritet të sjellë edhe ndryshimin e këtij sektori ne zbatim të reformes kombetare të iniciuar edhe nga Kryeministri Rama Canaj është emeruar zyrtarisht, në datën 16 Janar, me vendim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj