“Shporta e Reçit” është dyqani karakteristik i hapur gjatë së premtes në fshatin me të njëjtin emër në Malësinë e Madhe.

Përmes një investimi të përbashkët nga organizata Oxfam, banka Intesa Sanpaolo dhe shoqata Kallipolis, synohet që banorëve të zonës t’u ofrohet një treg më i afërt për shitjen e produkteve. Për turistët që vizitojnë fshatin, kjo pikë shitje do të shërbejë si mundësi për të marrë me vete produktet bio. Sipas banorëve të zonës dhe bashkëpunëtorëve në këtë projekt, kjo mënyrë organizimi zhvillon zonat e varfra.

Nga ky projekt përfitojnë mbi 60 familje nga fshati Reç i njësisë administrative Shkrel. 30 familje janë certifikuar si grumbullues të gështenjës, 11 në mbledhjen e bimëve medicinale dhe 20 familje të tjera do të mund të shesin prodhimet e tyre të përditshme në “Shportën e Reçit”.

Artikulli paraprakZJARRI NË KALDRUN, BASHKIA VERIFIKON DËMËT
Artikulli tjetërSINDIKATA KUNDËR TESTIMIT ”MËSUES PËR SHQIPËRINË”