Ishte një mbrëmje yjesh në shtëpinë e J.Lo, por spektaklin e dhuruan shqiptarët.

Diva e skenës latine dhe amerikane kishte organizuar një festë private në shtëpinë e saj dhe për të performuar për kënaqësinë e miqve të saj yje kishte ftuar një emër shumë të veçantë. Bëhet fjalë për Albert Stanaj, këngëtarin e talentuar me origjinë shqiptare i cili është bërë shumë shpejt popullor mes artistëve më të mëdhenj të Amerikës. Gjithçka është bërë e ditur në një postim në Facebook, ku vëllai i Albertit falenderon jo vetëm Jennifer Lopez që e mori në shtëpinë e saj, por edhe një fare Champagne Papi, ose siç të gjithë e njohim rëndom, Drake. Duke njohur marrëdhënien e ngushtë të Stanaj me reperin amerikan, me shumë mundësi ishte ky i fundit ai që ia sugjeroi Stanajn bukuroshes 46 vjeçare. Kjo flet edhe më shumë për një marrëdhënie mesa duket gjithashtu të afërt mes Drake dhe J.Lo.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, KËTO JANË QYTETET MË TË FTOHTA
Artikulli tjetërVLORË – SEKUESTROHET 1.5 TON KANABIS