Ledian Memushaj ka përfunduar në formacionin ideal për ndeshjet e treta në Euro 2016 të bërë nga “France Football”.

Mesfushori vlonjat ishte një nga lojtarët më të mirë sfidën e fituar minimalisht ndaj Rumanisë, ku ishte edhe autor i asistit perfekt që Sadiku e ktheu në gol. Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta në grupe, në portë ndodhet kroati Danijel Subashiç, ndërsa mmbrojtja përbëhet nga Xhoshua Kimih i Gjermanisë, turku Mehmet Topal, islandezi Arnason dhe uellsiani Neil Teilor. Në mesfushën me tre, Ledian Memushaj rreshtohet në qendër, ndërsa përkrah tij janë uellsiani Ramsey nga e djathta dhe irlandezi Bredy majtas. Cristiano Ronaldo është sulmues i vetëm, ndërsa mbështetet nga krahët nga hungarezi Xhuxhak dhe kroati Ivan Perishiç. Memushaj është vlerësuar me notën 7 nga “France Football”, ndërsa në përshkrimin për lojtarin thuhet se Memushaj ishte vendimtar në fitoren e Shqipërisë përballë Rumanisë në Lion, duke dhënë edhe asistin e golit për Armando Sadikun. Harkim perfekt nga afro 40 metra distancë, që nxori jashtë loje portierin Tatarusanu. Mesfushori 29-vjeçar u cilësua padron i mesfushës, ku ishte i shkëlqyer në caktimin e ritmit të lojës, vertikalizimet për skuadrën dhe goditjet drejt portës. Ndërkohë, revista franceze nuk harroi të theksonte se kuqeziu ishte një ndër protagonistët e rikthimit të Pescara-s në Serinë A dhe vlera e tij e kartonit është rritur vazhdimisht pas paraqitjeve në kampionatin Europian.

Artikulli paraprakHARRESA, DHE MJERIMI I MONUMENTEVE NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërMYFTINIA E SHKODRËS SHTRON IFTARIN PËR MEDIAT