Një shqiptar pjesë e grupit që vidhte makina luksoze

Policia greke ka publikuar të dhënat e identitetit dhe fotografitë e nëntë personave, që u arrestuan ditët e fundit dhe që akuzohen si pjesëtarë të një grupi që vidhte makina të shtrenjta. Tetë prej të arrestuarve janë grekë dhe njeri, më i madhi në moshë është shqiptar, Julian Bushka. Sipas zëdhënësit të policisë greke, Teodoros Hronopulos, ata vidhnin kryesisht fuoristrada range Rover dhe BMW të serisë “X”. Automjetet u përkisnin personave nga elita e biznesit grek. Për të neutralizuar sistemet e sigurisë të mjeteve, ata përdornin softwere të posaçme që nuk qarkullojnë në Greqi. Makinat e vjedhura, ose u ktheheshin përsëri pronarëve kundrejt pagesave të majme, ose shiteshin, pasi u falsifikoheshin numrat e shasive. Por edhe shiteshin për pjesë këmbimi. Në dy garazhet që kishte në përdorim grupi, në zonën Patision në Athinë, policia gjeti 12 automjete të vjedhura, 10 motoçikleta dhe një jet ski. Polivcia sekuestroi gjithashtu mjaft pajisje që përdorte grupi, targa makinash, një shumë prej 8.190 euro, si dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine. Sipas policisë gjithë të arrestuarit ishin të skeduar për vepra penale të ngjashme, por kishin kryer dënime afatshkurtra. Sapo dilnin nga burgu ata vazhdonin aktivitetin e tyre. Policia ka verifikuar 11 raste të vjedhjes së makinave nga ana e këtij grupi, ndërkohë që po vazhdon hetimet për të zbardhur gjithë veprimtarinë

Artikulli paraprakSULM I PËRGJAKSHËM NË NJË SUPERMARKET NË HAMBURG
Artikulli tjetërDROGË NË BURGUN E DURRËSIT, GJENDET HEROINË, KOKAINË DHE KANABIS