Një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Sanxhak të Laçit.
Banorët thonë se, zjarrfikësja mbërriti me vonesë në vendngjarje dhe pa ujë. Një fëmijë 10-vjeçar, i cili ndodhej në shtëpi, është shpëtuar nga fqinjët. Prindërit e tij ishin në punë. Sipas rrëfimeve të fëmijës, zjarri mund të ketë rënë prej një shkrepseje të ndezur, por në vendngarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton. Fqinjët kanë nxjerrë edhe disa orendi nga shtëpia që po digjej.