Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë pak minuta më parë. Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.3 shkalla Rihter. Tërmeti ka epiqendër në thëllësinë 10 km dhe 44 km në afërsi të Zagrebit.

Në raportet fillestare thanë se tërmeti shkaktoi dëme të mëdha, çati të shembura, fasadat e ndërtesave dhe madje edhe disa ndërtesa të tëra. Nuk raportohet ende të ketë viktima.

E njëjta zonë u godit nga një tërmet ditën e djeshme me magnitudë 5.2 .

Televizioni rajonal N1 raportoi drejtpërdrejt nga qyteti i Petrinja, i cili ishte goditur rëndë në tërmetin e së hënës.

Tërmeti u ndje në të gjithë Veri-Lindjen e Italisë, nga Veneto në Friuli Venezia Giulia në Romagna. Tërmeti u ndje gjithashtu në Serbi dhe Bosnjë.

 

Artikulli paraprakGENT CAKAJ JEP DORËHEQJEN, OLTA XHAÇKA MINISTRE E JASHTME, NIKO PELESHI MINISTËR I MBROJTJES
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK MIRATON PROJEKT BUXHETIN PËR VITIN 2021