Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur bregun jugor të Meksikës.
Epiqendra ishte rreth 100 km (62 milje) në jug-perëndim të qytetit të Pijijiapan dhe thellësi prej 35 km. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Meksikën, Guatemalën, Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaragua, Panamanë dhe Honduras. Tërmeti u ndje në Mexico City, me ndërtesa të cilat u dridhën dhe njerëz që vraponin në rrugë nga frika. Një vizitor në qytet, Luis Carlos Briceno, tha për Reuters: “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë që toka të dridhet kaq shumë”. Në disa zona të kryqytetit meksikan është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike.
Nëse konfirmohet magnituda 8.1, tërmeti do të ishte i barabartë në forcën e tërmeteve që goditën Meksikën në vitet 1995 dhe 1985. Kjo e fundit goditi në afërsi të qytetit të Meksikos dhe shkaktoi mijëra të vdekur.
Nuk ka paralajmërim për tsunami për bregun perëndimor të SHBA në tërmetin e fundit. Aktualisht Meksika po kërcënohet gjithashtu në bregun e saj lindor nga Uragani Katia. Kategoria e uraganit është rreth 300 km në jug-lindje të Tampicos dhe është shoqëruar me erëra 140km / h, thuhet nga Qendra Kombëtare e Uraganeve.