Pak metra larg plazhit të Velipojës, por një ndër rrugët më problematike të zonës turistike. Prej vitesh pjesë e premtimeve, por akoma mbetet një problematik e madhe e sezonit veror.
Rruga që të çon tek Hidrovori është një makth më vete për të gjithë drejtuesit e automjeteve, por edhe kalimtarët. Kalimi i një makine dhe imazhi përgjatë gjithë verës është ky, pluhur i cili ngjan me një fushë lufte.
Për drejtuesit e automjeteve që janë të detyruar të lëvizin çdo ditë, është kthyer në makth, sidomos përgjatë verës, por nuk mund të anashkalohen problematikat edhe në stinën e dimrit.
Ky aks është vetëm pak kilometër i gjatë, megjithatë është një problematikë madhore, e cila mund të ndikoj negativisht. Mijëra pushues i drejtues i drejtohen Velipojës në verë, ndërsa kaosi mbizotëron në këtë zonë.