Një tjetër kandidate i është bashkuar garës për rektor në Universitetin e Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen më 30 korrik.
Së fundmi pranë KIZ si kandidate për rektore është regjistruar Prf.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë. Sipas kryetares së KIZ deri më tani janë regjistruar 70 aplikantë për anëtarë të senatit dhe 3 kandidatë në garë për rektor.
Deri më tani në garë për rektor janë Hoxha (nga Fakulteti i Drejtësisë), Hiafizi( nga Shkencat e Natyres) dhe Sevrani (nga Fakulteti Ekonomik).