Mbi 48 mijë kërkesa janë pranuar këtë javë nga qytetarët rusë në përgjigje të programit shtetëror që u jep disa hektarë tokë të lirë në Lindjen e Largët.

Programi i miratuar nga Presidenti rus, Vladimir Putin synon popullimin dhe zhvillimin e rajonit. Duke filluar nga data 1 shkurt, çdo qytetar rus mund të marrë sipas “Russia Today”, disa hektarë tokë të lirë (10.000 metra katror) në pjesën Lindore dhe rajonet e Paqësorit të Rusisë. Fushat e lira përfshijnë Yakutia, Kamchatka, Chukotka, Primorye, Khabarovsk, Amur, Magadan, Sakhalin, dhe rajonin autonom të hebrenjve. “Kërkesat kanë ardhur nga e gjithë Rusia”, tha guvernatori e Kamchatka Vladimir Ilyukhin. “Gjeografia është e gjerë. “Moska, rajoni i Lipetsk-it, Tatarstan, Bashkortostan, praktikisht nga e gjithë Rusia qendrore që kërkojnë tokë në Kamchatka. Kjo më bën të lumtur. Ata që duan tokë këtu do ta marrin atë”, shtoi guvernatori.

Artikulli paraprakLIVING – 05.02.2017
Artikulli tjetërSHBA, APELI REFUZON RIKTHIMIN E VENDIMIT TË TRUMP