Një tjetër rast korrupsioni është zbuluar në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Shefja e departamentit të bio-kimisë Ditika Kopliku është shfaqur duke marrë para për t’i dhënë provimin e një lënde një student. Ky rast është publikuar në emisionin investigativ “Stop”. Një student fare thjeshtë futet në zyrën e pedagoges Kopliku dhe i kërkon që ajo t’i japë notë kaluese në provim. Pas asnjë ndrojtje shefja e departamentit të bio-kimisë i thotë se 100 euro është. Studenti pasi paguan paratë shënon edhe emrin…. Ky nuk është rasti i parë i korrupsionit në universitetin e Shkodrës. Emisionet investigative apo edhe vetë studentët kanë publikuar edhe raste të tjerë të pedagogëve që marrin para në universitetin “Luigj Gurakuqi”.