Qeveria ka vendosur që nga data 1 prill taksa e pronës t’i bashkangjitet faturës së energjisë elektrike, e cila do të përllogaritet sipas një mënyre të re që merr në bazë vlerën e objektit dhe jo sipërfaqen.
Ndërkohë, qytetarët shkodranë të pyetur rreth kësaj teme pohojnë së mezi paguajnë faturat e energjisë elektike dhe që të ardhurat e tyre nuk përballojnë taksa të tjera.
Nga ana tjetër ka dhe nga ato qytetarë që e mendojnë të arsyeshëm këtë vendim.
Taksa që do të paguhet është llogaritur në këtë mënyrë që nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguajë në muaj 500 lekë të reja, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset do të jetë 0.15%.
Në këtë taksë do të përfshihen edhe ata që kanë në pronësi një garazh, apo ndërtesë që nuk është në përdorim, sado e vjetër që të jetë ajo.