Një tjetër tragjedi, dyshohet për qindra emigrantë të vdekur në Siçili
Vijon tragjedia e emigrantëve të cilët përpiqen të kalojnë brigjet libiane për të mbërritur në Europë. Një tjetër mbytje u shënua në Kanalin e Siçilisë, një gomone e tejmbushur me emigrantë nuk arriti të mbërrinte në destinacion. Besohet se qindra persona kanë humbur jetën. Deri më tani rojet kufitare kanë janë arritur të shpëtojnë vetëm 15 persona. Edhe ditën e djeshme policia kufitare në Itali arriti të shpëtojë 550 emigrantë të cilët ndodheshin në bordin e 5 gomoneve, ndërsa 5 persona u gjetën pa jetë.