Një tjetër turist i huaj mbytet në bregun shqiptar
Deti shqiptar duket se sivjet është duke marrë shumë jetë. Një tjetër turist i huaj ka humbur jetën pasditen e sotme. Burime nga policia janë shprehur se mbrëmjen e sotme rreth orës 19:45, ka ardhur një telefonatë për një qytetar pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë sllovaku Beres S., 66 vjeç. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i-vjeçari mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.