Gruaja nga Skrapari i jep fund jetës

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur. Këtë herë, viktima është shënuar në Skrapar të shtunën, ku një grua në Skrapar i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur gjatë së shtunës, në fshatin Selan. 34-vjeçarja M.Y., në banesë, në kushtet e depresionit është vetëvarur. Ka qenë i shoqi dhe fëmijët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të së resë. Gruaja mësohet se prej kohësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka mendohet se e ka shtyrë drejt aktit fatal. Sipas dëshmive të të afërmve, e ndjera nuk kishte probleme familjare, por se gjithçka mendohet të ketë ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike. Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit.

Artikulli paraprakMETEOROLOGËT PARASHIKOJNË TË FTOHTË EKSTREM GJATË DHJETORIT
Artikulli tjetërSULMI ME 86 VIKTIMA, ARRESTOHEN DISA SHQIPTARË NË FRANCË