Forcat e Armatosura përfunduan ngritjen e një ure “Bejli” në fshatin Skuraj të Kurbinit, e cila u vjen u ndihmë 6 fshatrave në këtë zonë.
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, u njoh nga afër me punimet për ngritjen e kësaj ure, ku ndër të tjera, theksoi se, jam shumë e lumtur që marrë pjesë në përurimin e kësaj ure, e cila u ngrit me fondin që akordoi qeveria shqiptare dhe me kontributin e forcave xheniere të Forcave tona të Armatosura. Ura u shemb pothuajse një vit më parë si rezultat i reshjeve të dendura të shiut dhe, fatkeqsisht, si rezultat i kësaj humbi jetën dhe një banorë i kësaj zone. Në ceremoninë e përurimit të urës “Bejli” më zonën e Skurajt ishin edhe drejtues të pushtetit vendor të qarkut të Lezhës, ish-deputeti i zonës Arben Ndoka, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj, nxënës dhe banorë të zonës etj.