KEJT MIDËLLTON, SJELL NË JETË FËMIJËN E DYTË MOTRËN E PRINCIT XHORXH. Pas vetëm dy orësh në spitalin “St Mary”, Dukesha e Kembrixhit, Kejt, solli në jetë fëmijën e dytë, një vajzë, motrën e Princit të vogël Xhorxh Aleksandër.

Zëdhënësi i pallatit mbretëror konfirmoi se nëna dhe foshnja janë në gjendje mjaft të mirë, ndërsa një tellal jo zyrtar, me një veshje karakteristike mbretërore të stilit viktorian, dha lajmin e mirë para dashamirësve të shumtë që ishin mbledhur para klinikës private. Vajza, e lindur mbi katër kilogram në peshë, futet kështu në listën e pretendentëve të fronit mbretëror të Anglisë, pas gjyshit Karl, babait Uilliam dhe vëllait të saj vetëm 21 muajsh. Menjëherë pas lajmit të mirë, erdhën edhe urimet nga dy rivalët politikë në zgjedhjet e përgjithshme të javës së ardhshme, kryeministri Devid Kameron dhe lideri i opozitës, Ed Miliband.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË BRITANINË E MADHE, PROFILET E DY KANDIDATËVE
Artikulli tjetërTANAGRA, HISTORIA E GENIT DHE E GJUHES