Po kërkoni diçka për të ngritur dolli për edicionin final të “Fronit të Shpatave”? Një prodhues vere francez dhe fans i serisë epike, ka zhvilluar versionin e tij të verës “Dornish”, e preferuara e Tyrion Lannister.

“E kuqe si gjaku dhe e ëmbël si hakmarrja”, e tillë është vera e preferuar e të fismëve të Dornit, një prej shtatë mbretërive të botës së fantazuar të Uesteros, ku edhe zhvillohet saga.

Thibo Bardet-it, nga rajoni Shën Emilion i Bordosë, ideja i lindi në 2016-ën, kur po shihte një episod ku shfaqej Tyrioni, një karakter qendror që rrallë herë shihet pa një gotë në dorë.

“Ne menduam: A nuk do të ishte diçka e mirë të shijonim atë që ai po pi. Doja të bëja një nderim special duke krijuar një verë që mund të pihet në “Fronin e Shpatave”. Nuk u përpoqa të bëja verën më të mirë të mundshme, por verën që do të ishte më e afërt me serinë”, tha Bardet.

Që kur show u lancua tetë vite më parë, ideja e Bardet çoi në krijimin e dy verërave të veçanta: verës Dornish dhe një tjetër të quajtur The imp’s delight.

Seriali, që është shfaqur premierë në SHBA në 2011-ën, është një adoptim i pesë novelave fantazi të Xhorxh R.R. Martin, me serinë e tetë dhe të fundit që po shfaqet tani në 186 vende të botës.

Artikulli paraprakTHE GUARDIAN: SHQIPËRIA PJESË E FESTIVALEVE TË MUZIKËS MË TË MIRA NË EUROPË
Artikulli tjetërZBULOHET PRONARI I MAKINËS MË TË SHTRENJTË NË BOTË