Kalaja e Shkodrës mbetet destinacioni i preferuar për turistët vendas dhe të huaj.
Të paktën kështu deklaron përgjegjësi i sektorit të arkeologjisë pranë DRKK Shkodër Helidon Sokoli, sipas të cilit gjatë këtij viti ky monument ka pritur 39000 vizitorë, 3000 më shumë se vitin e kaluar. Përsa u përket investimeve gjatë këtij viti, Sokoli përmend ndërhyrjet në kalanë e Shkodrës, në atë të Lezhës dhe shtëpinë muze të Oso Kukës.