Vizita e pare e Papa Françeskut ne Shqipëri dhe e dyta e nje Pape ne vendin tone ka lëne mbresat e saj për te gjithë shqiptaret e ne veçanti për komunitetin katolik ne Shkoder.Nje nga delegacionet shoqeruese ne takimin nje ditor qe Papa realizoi ne shqiperi ishte famullia e shkodres dhe arqipeshkvi Mon Sinjor Angelo Massafra.

Kreu i kesaj famullie Dom Artur Jaku teksa na rrfen emocionet e asaj dite shpreh vleresimin e madh qe iu be vendit tone dhe rendesine e presences se nje pape per komunitetin.Sa i perket takimit me kreret e komuniteteve te tjera fetare ne shqiperi dom Artur Jaku nenvizon se mesazhi ishte I qarte .Në vizitën e tij të parë në Evropë, Papa Frencesku zgjodhi pikerisht Shqiperine dhe sheshin Nene Tereza si startin e tureve qe do te zhvillonte neper bote.Papa u është drejtuar shqiptarëve me fjalët: “Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira”. Papa Françesku, gjithashtu ka falënderuar Kishën shqiptare që i mbijetoi regjimit komunist dhe është lutur për paqe.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA ADEMI: PLAN EMERGJENT PËR TREGJET
Artikulli tjetërSINDIKATAT, PARALAJMËROHET NDËRPRERJE E MËSIMIT