Një vit ka kaluar nga vrasja e gjyqtares së gjykatës së shkallës së parë në Shkodër Fildes Hafizi. Ajo para një viti u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin.
E gjithë kjo tronditje që përjetoi familja e gjyqtares, të afërmit por edhe shoqëria shqiptare ende nuk është harruar. Ish bashkëshorti i saj Fadil Kasemi pas një dhune të gjatë arriti deri në aktin ekstrem duke e vrarë Fildes Hafizin me të cilën sëbashku kanë dy fëmijë.
Ndërsa ka kaluar një vit nga kjo ngjarje e rëndë ende autori i krimit makabër nuk është dënuar nga drejtësia shqiptare.
Dosja e tij prej një viti sorollatet në dyert e gjykatave të cilët ende nuk kanë marrë një vendim pavarësisht krimit të rëndë të ndodhur.
Gjykata për Krime të Rënda nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e Fadil Kasemit ku njëra prej tyre ishte gjykim i shkurtuar çka automatikisht do sillte edhe uljen e dënimit të për të.
Gjykatat kanë lënë dosjen e vrasjes së gjytares Hafizi për shkak të kompetencave duke bërë që të mos kemi edhe pas një viti një vendim.
Që pas vrasjes së ish bashkëshortes është bërë edhe ekspertiza mjeko-ligjore për Fadil Kasemin e cila ka dalë në përfundimin se ai është i aftë mendërisht.
Më parë familjarët e gjyqtares shprehën shqetësimin se autori i krimit mund të lirohej për shkak të sorollatjes së dosjes së tij në gjykata por menjëherë gjykata e lartë regaoi duke thënë se shumë shpejt do të jepet vendimi për dënimin e tij.
Pritet që krimet e rënda ta dënojnë me burg të përjetshëm autorin e krimit. Fadil Kasemi qëlloi për vdekjen shtetasen Fildes Hafizi tek zona e njohur si Xhalliku në Tiranë. Gjyqtarja ndodhej brenda makinës kur u qëllua, ngjarje e cila tronditi të gjithë.
Pavarësisht kësaj vrasjeje gjatë këtij viti në Shqipëri ndodhën edhe krimet të tjera të rënda të vrasjes së grave nga burrat ashtu siç shifrart janë alarmante edhe përsa i përket dhunës në familje që sa vjen e shtohet.