Një vit nga vrasja e Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta

Është zhvilluar sot ceremonia përkujtimore për nderë të policit të rënë në krye të detyrës dhe të shpallur “Dëshmor i Atdheut”, Simon Gjeta. Ai u vra mbrëmjen e 3 tetorit të vitit 2015, pas një aksioni policor në fshatin Oblikë të Shkodrës, në përpjekje për të arrestuar një person. Ceremonia u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku mori pjesë edhe zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa. Çipa: Misioni i Policisë së Shtetit është një mision i vështirë, kërkon dhe sakrifica, vendosjen e rendit dhe besimin në shtetin ligjor. Këtë mision e kreu më së miri, Dëshmori i Atdheut Simon Gjeta, i cili para një viti dha jetën në krye të detyrës. Përkulemi me nder dhe respekt në kujtim të figurës së tij. Familjarët e Dëshmorit nderuan me krenari figurën e njeriut të tyre si një shembull sakrifice dhe respekti në punë dhe familje. Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, mbeti i vrarë gjatë aksionit për arrestimin e shtetasit Ruzhdi Aishte, në fshatin Oblikë të Shkodrës, pasi ky i fundit kishte plagosur me armë fqinjin e tij. Policia rrethoi banesën e tij, duke menduar se ai nuk ishte brenda për shkak se dritat ishin të fikura, por me të pikasur policinë, Aishte qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të forcave të rendit ku mbeti i vrarë edhe efektivi.

Artikulli paraprakPETICION NE GJUHEN ANGLEZE:MOS LEJONI SHKATERRIMIN E VALBONES
Artikulli tjetërPERUROHET MUZEU MESJETAR,I PRANISHEM KRYEMINISTRI RAMA