Në përkujtim të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta, të studiuesit Eduar Grishaj në Shkodër është promovuar libri i cili mban firmën e tij që e la si dorëshkrim “Gjakmarrja në prozën shqipe”. Në libër i ndjeri Eduard Grishaj sjellë një studim të mirëfillt sa i takon kanunit si dhe ndikimit që ka pasur në letërsin Shqipe.

Eduart Grishaj ishte një intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër. Ai ishte ndër nismëtarët e lëvizjeve për demokraci në qytetin e Shkodrës.

Eduardi u formua me dëshirën për historiografinë dhe shkencat shoqërore dhe dha një kontribut të çmuar në punën e tij si përgjegjës i fondit “Pipa” në Muzeun Historik Shkodër, si historian pranë muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, Ai organizoi shumë aktivitete shkencore në përkujtim të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme për Shkodrën e Shqipërinë.

 

Artikulli paraprakEGNATIA-VLLAZNIA, PJESA E PARË MBARON ME REZULTATIN 1-0
Artikulli tjetërBLLOKIMI I RRJETEVE SOCIALE, MEPJ THIRRJE SHQIPTARËVE NË RUSI