Një vit më parë u nda nga jeta kolosi i humorit shqiptar, aktori “Mjeshtër i Madh” Zef Deda duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe artin mbarë shqiptar. Në këtë një vjetor teatri “Migjeni” zhvilloi homazhe në nder të figurës së Zef Dedës. Djali i tij, aktori Julian Deda thoë se Zef Deda është një mungesë e madhe….

Disa prej miqve, po ashtu emra të mëdhenj të humorit dhe artit shqiptar shprehen se Zef Deda ishte unik si aktor por edhe si njeri….

Zef Deda, aktori i humorit i qindra roleve lindi më 27 korrik 1950 ndërsa u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare më 24 nëntor 2023. Një sëmundje që e mundoi i morit jetën aktorit të estradës shqiptare. Zef Deda do të mbetet në memorien e çdo zemre shqiptare si një kolos i humorit që përmbi 50 vite shënjoi emrin e tij në panteonin e artit e kulturës tonë kombëtare.

Artikulli paraprakTURI ME DIASPORËN/ BERISHA PUBLIKON PAMJET: RAMA PRITET ME PROTESTA NË LONDËR
Artikulli tjetërRAMA NË LONDËR: NISMË LIGJORE PËR RIKTHIMIN E EMRIT TË SHQIPTARËVE TË REGJISTRUAR SI KOSOVARË NË BRITANI