Pas një viti që nga heqja e të gjitha lejeve për shfrytëzimin e pyjeve, situata në pyjet e qarkut Shkodër është përmirësuar ndjeshëm.

Një gjë të tillë e thotë kryeinspektori i inspektoriatit të mjedisit në Shkodër Edmond Tërthorja. Kryeinspektori Tërthorja shprehet se vazhdon që të mos ketë asnjë leje për shfrytëzimin e pyjeve në zbatim të moratoriumit. Të gjithë firmat që kanë shfrytëzuar më parë pyjet në qarkun e Shkodrës bëjnë import kryesisht nga Mali i Zi. Në 2016-ën ka patur masa ndëshkuese për ata që kanë shkelur moratoriumin ndërsa edhe në 2017-tën janë shënuar disa raste të tilla.

Artikulli paraprak18 SHKURTI, BASHA BËN THIRRJE PËR PROTESTA BANORËVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërDELET ‘ZAPTOJNË’ LULISHTET E QYTETIT TË SHKODRËS