Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se Rama nuk e mbajti premtimin për të luftuar korrupsionin.

Në vazhdë të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, përmend raportimin e fundit të “Transparency International”, ku thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim?” Shtron pyetjen Basha dhe përgjigjja sipas tij është ‘Jo’.

“Sipas raportit të fundit të Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, thuhet në postimin e kreut të PD.

Çfarë thuhet në raportin e TI:

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

Studimi përfshin 12 vitet e fundit, nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.

 

Artikulli paraprakPAS ROBERT NDRENIKËS, EDHE TINKA KURTI NË SPOTIN E KRYEMINISTRIT: EDI RAMA NDIHMOI SHQIPËRINË NË KOHË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërINFO PLUS – 07.04.2021