Një studimi i ri ka dalë në përfundimin se njerëzit kanë konsumuar droga halucinogjene që para 3000 vitesh. Shkencëtarët thonë se flokët e gjetur nga një vend varrimi në Menorca në Spanjë tregojnë se qytetërimet e lashta përdornin droga që rrjedhin nga bimët dhe shkurret. Besohet të jetë dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që marrin droga halucinogjene. Drogat e marra shkaktonin delir dhe halucinacione. Gjetjet, të publikuara në revistën Scientific Reports , treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në anën jugperëndimore të Menorca. Shpella strehon më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funerari për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes.

Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë. Këto mund të kenë përfshirë shamanë “të cilët ishin në gjendje të kontrollonin efektet anësore të barnave bimore”. Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.

Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë u gjetën kontejnerë me motive spirale të gdhendura në kapakë. Disa studiues, thuhet në raport, e kanë konsideruar këtë të përfaqësojë “gjendjet e ndryshuara të ndërgjegjes” të një personi ndërsa është nën ndikimin e halucinogjenëve. Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike.

Artikulli paraprakPS MBJELL FIDANË NË VEND TË PANKARTAVE NGA SHPENZIMET E FUSHATËS, RAMA LETËR KRYEBASHKIAKËVE
Artikulli tjetërORGANIZATA “SAVE UKRAINE”: 31 FËMIJË TË RRËMBYER NGA RUSIA KTHEHEN NË UKRAINË