Profesionistët në vitet e tyre të 30’ta dhe 40’ta po i ndryshojne qëllimet e tyre në jetë.
Sipas një studimi të ri të publikuar nga “Flash Pack”, kompani udhëtimi, thuhet se një pjesë e madhe e njerëzve janë më të interesuar të kenë përvoja jetësore si udhëtimi sesa të martohen, të ndërtojnë shtëpi dhe të bëhen me fëmijë.
Nga personat që ata i kanë anketuar, më shumë se 70% e pjesëmarrësve kishin thënë se vizitimi i botës është prioriteti i tyre kryesor.
Anketimi me 3,000 britanikë ka zbuluar se është në rritje numri i karrieristëve të cilët i shfrytëzojne paratë e fituara me djersë për të udhëtuar dhe për të pasur aventura të reja.
Deri vonë, martesa dhe lindja e fëmijëve ka qenë qëllimi kryesor i çdo të rrituri, por tani vetëm 18% e të anketuarve e raportojnë të njëjtën gjë.