Një ngjarje e pazakontë duket se ka ndodhur në qytetin francez Nantes. Bëhet fjalë për në pemë që ka mbirë dhe ka depërtuar përmes një makine.
Ngjarja ka ndodhur brenda natës dhe askush nuk di të shpjegojë këtë fenomen. Fotot dhe videot po shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale.
Siç shkruajnë mediat e huaja, makina ka qenë e parkuar në mbrëmje. Në mëngjes, teksa pronari i saj ka shkuar të marrë automjetin, ka parë se vetura ishte depërtuar nga një pemë.
Dukej sikur pema ka qenë aty gjithë jetën. Ose ndoshta ka mbirë gjatë natës, është rritur “me shpejtësinë e dritës” dhe në majë ka lëshuar edhe gjethe.
Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, nuk dihet, por është e sigurt që nuk bëhet fjalë për ndonjë magji apo lojë shpejtësie. Njerëzit në Nantes luten që Zoti t’i mbrojë ata dhe fëmijët e tyre nga këto ndodhi të pashpjegueshme.