Gjatë aksioneve të policisë së Vlorës janë ndaluar dy përsona. Njëri kishte një sasi hashashi me vehte ndërsa tjetri po qarkullonte me automjetin e tij pasi kishte pirë.
Ja njoftimi i plotë i policisë së Vlorës:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin,
Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-
Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip, Ford , dhe
pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si
Cannabis Sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
neni 283/1 i Kodit Penal.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Kiço Zaka, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “Lef Sallata” Vlorë pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip, Audi, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, neni 291 i Kodit Penal.