Policia e Lezhës goditi dy raste të të shitjes së drogave me doza në këtë qytet. E.P 23 vjeç, banues në Lezhë dhe R.P 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë
U arrestuan pasi u kapën me doza gati për tu shitur.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, informoi sot policia e Lezhës.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi I tyre u krye në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli2”