Një ish-avokat 72-vjeçar nga Los Anxhelos, pretendon se ka darkuar në gati 8,000 restorante kineze në të gjithë SHBA-në.
Ai ka ruajtur secilën darkë në një fletë, që ai e ka ruajtur për katër dekada, së bashku me mijëra kartëvizita restorantesh dhe meny.
Nëse dikush viziton një restorant kinez në ditë, do të duhen më shumë se 20 vjet për të arritur numrin e restoranteve, që 72-vjeçari ka darkuar, plotë 7812 restorante.
Ish-avokati publikon në rrjetet sociale ushqimet e veçanta që ka shijuar në restorantet kineze.
Megjithëse udhëtimi i tij ushqimor filloi si pjesë e një kërkimi për identitetin e tij si një qytetar kinezo-amerikan, shkruan BBC.
Edhe pse ka shijuar me qindra herë kushinen kineze, 72-vjeçari thotë se akoma nuk ka mësuar të të përdorë shkopinj.
Ai thotë se si fëmijë nuk konsumonte ushqim kinez dhe se kur e provoi për herë të parë nuk i bëri asnjë përshtypje.
“Ushqimi nuk ishte i sofistikuar,” kujton zoti Chan vaktet e tij të para kineze në vitet 1950.
Ushqimi kinez u gatua për herë të parë në SHBA nga emigrantët kinezë, që erdhën në vend për një jetë më të mirë në mesin e shekullit të 19-të.
Në 1849, restoranti i parë kinez i dokumentuar, Canton Restaurant, hapi dyert e tij në San Francisko.