Një histori makabre është ajo që ka ndodhur në Kamëz më 24 prill, ku një 35-vjeçar akuzohet të ketë keqtrajtuar duke bërë të përfundojë në spital me fraktura të rënda, djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses me të cilën ishte njohur prej dy vitesh.

Alfred Kazanxhi këtë të hënë u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Tiranës, dhe rrezikon nga 10 deri në 20 vjet nëse akuzat ndaj tij do të faktohen. Report TV ka siguruar deshmite e dhëna nga Kazanxhi dhe nëna e djalit 3-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin pediatrik në QSUT në gjendje të rëndë me politraumë, hemotoraks bilateral dhe frakturë të brinjëve.

Ngjarja ndodhi më 24 prill. Gruaja, A.Hoxha ndodhej tek fqinjët, ku prej disa muajsh punonte në familjen e tyre për pastrim dhe për t’u kujdesur për vajzën e tyre invalidë. Prej dy muajsh, A.Hoxha dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetonin me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Ajo ka qenë duke punuar në familjen e fqinjëve kur bashkëjetuesi e ka marrë në telefon duke i thënë të shkojë në shtpëi pasi djali është pa ndjenja.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës,

menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital.

Djali kishte hemoragji dhe mpiksje Gjaku në kokë. Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku I kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, tha A.Hoxha para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Artikulli paraprakRAMA: GATI LEJE QARKULLIMI TE E-ALBANIA SIPAS NEVOJËS SË SUBJEKTEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, BLLOKU I DYTË I HAPJES SË DYQANEVE