Qeveria paralajmëron ngritjen e një njësie superspeciale që do të merret me të fortët e rrugëve. Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë dhe reformë të daljes në pension për policët. Nuk do të ketë më policë pas moshës 55 vjeçare.

Deklarata u bë nga Edi Rama gjatë konferencës për median.

“Do të avancojmë me pagesat jashtë orarit të policisë së shtetit. Do të bëjmë një reformë të domosdoshme. Nuk mund të ketë punonjës në polici mbi 55 vjet. Është bërë gati një njësi superspeciale e cila do të hyjë në aktivitet me një trupë të ri të përzgjedhur dhe do të merret ekskluzivisht me të gjithë të fortët e rrugëve dhe të lagjeve”

Artikulli paraprakSHBA, LIDHJET E FORTA ME SHQIPTARËT TË KANDIDATIT PËR DREJTOR TË INTELIGJENCËS KOMBËTARE
Artikulli tjetërRAMA: S’KA NEGOCIATA ME BASHËN, I PRES NË DIALOG, POR S’KAM KOHË PËR TË HUMBUR ME ATA