Pas një viti në implementim, drejtoria rajonale e arsimit ka zhvilluar një aktivitet për njësinë e shërbimit psikologjik në shkollat e qytetit të Shkodrës
, aktivitet që erdhi edhe në kuadër të 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve që ishte para 3 ditëve. Domnori dhe Smakaj shprehen edhe për sfidat dhe kërkesat që pritet të plotësohen në të ardhmen. Në këtë takim që vjen një vit pas futjes në shkolla të njësisë së shërbimit psikologjik, janë bërë të ditura edhe rezultatet dhe efektiviteti i këtij shërbimi në shkolla.